http://www.vizion-islam.com/rubrika_afisho.php?subcatID=12&artID=117

VIZION ISLAM.com

RUBRIKA \ Islami dhe fetė e tjera

2006-06-01 17:32:50

 

Marrėdhėniet mes Islamit dhe krishtėrimit nė Evropė: nė tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen

Nga Dr Hans Koechler
(Dr. Hans Koechler ėshtė professor dhe kryetar nė Departamentin e Filozofisė nė Universitetin e Innsbruck/Austri)



(I) Historia e marrėdhėnieve islamike-tė krishtera nė Evropė: Ndėrveprimi kulturor pėrballė konfrontimit politiko-ideologjik

(II) Konceptet metafizike nė Islam dhe Krishtėrim dhe roli i tyre nė formimin e marrėdhėnieve mes dy komuniteteve nė Evropė

(III) Gjendja aktuale dhe perspektiva e ardhshme e marrėdhėnieve islamike-tė krishtera nė Evropė



1. Historia e marrėdhėnieve islamike-tė krishtera nė Evropė: Ndėrveprimi kulturor pėrballė konfrontimit politiko-ideologjik


Nga perspektiva universale e historisė sė qytetėrimeve, Evropa shfaq njė pabarazi tė veēantė nė lidhje me ndikimet kulturore tė ndėrsjella tė botės myslimane dhe tė krishterė. Ndikimi i mendimit evropian nė botėn myslimane daton nė fillimin e shekullit tė 19, ndėrsa qytetėrimi Islam e kishte dhėnė ndikimin e tij tė thellė nė kulturėn evropiane tė krishterė – rrugės sė saj tė gjatė drejt zhvillimit dhe teknologjisė – gati njė mijėvjeēar mė parė dhe gjatė njė periudhe prej disa qindra vjetėsh. Me fjalė tė tjera pėr mė shumė se njė mijė vjet kultura evropiane nuk pati ndikim tė veēantė nė botėn myslimane, pėr mė tepėr pėrfitoi nga “iluminizmi” i hershėm islamik nė tė gjitha fushat e kulturės dhe shkencės.


ثshtė fakt historik qė formimi i jetės intelektuale tė vėrtetė evropiane nė mesjetė erdhi si rezultat i qytetėrimit islamik lulėzues nė Spanjė. Gjatė pesė shekujve, pikėrisht nga shekulli i tetė deri nė shekullin e 13, historia e qytetėrimeve tė botės ishte ajo e Islamit. Nė krahasim me qytetėrimin e krishterė tė Evropės nė atė kohė, qytetėrimi islamik ishtė mė i rafinuar dhe i gjerė. Gjatė njė periudhe afėrsisht prej 200 vjetėsh ndeshja e Evropės me qytetėrimin islam i mundėsoi asaj zhvillimin e aftėsive nė tė gjitha fushat shkencore dhe tė dijes, veēanėrisht nė filozofi, mjekėsi, astronomi, kimi dhe matematikė. Njė nga arritjet mė tė mėdha tė dijetarėve myslimanė nė mesjetė ėshtė ruajtja e thesareve tė shkencės dhe filozofisė sė lashtė greke pėr brezat e ardhshėm. Dijetarėt e krishterė u njohėn me konceptet e metafizikės aristoteliane nga filozofėt arabė ne Spanjė dhe nga pėrkthimet dhe komentet e tyre. Filozofi arab ibn Rushd i lindur nė Kordovė nė vitin 1126 e.r., ushtroi ndikimin mė tė madh me anė tė komentit tė tij mbi Aristotelin. Shkollat arabe (universitetet) nė Kordovė, Sevilje, Granadė, Valencia dhe Toledo tėrhoqėn njė numėr tė madh dijetarėsh tė krishterė. Mendimtarėt mė tė mėdhenj tė krishterė tė asaj kohe, si Albertus Magnus, Roger Bacon, Thomas Aquinas, Williami i Ockham, Gerberti i Aurillac, qė mė vonė u bė papa Silvester i II, pėr tė mos pėrmendur tė tjerė, zhvilluan aftėsitė e tyre intelektuale nė ato qendra mėsimi.


“Biblioteka e madhe e Evropės” nė Toledo, ku nė vitin 1130 e.r. u themelua njė shkollė pėrkthimi, tėrhoqi studentė dhe studiues nga e gjithė Evropa. Shkenca mjekėsore arabo-islamike pati njė ndikim tė madh nė zhvillimin e disiplinės mjekėsore nė Evropė. Nė shekullin e 12 profesorėt e parė nė universitetet e porsathemeluara tė Evropės ishin tė gjithė studentė tė dijetarėve arabė. Pėr gjashtė shekuj, puna kryesore e dijetarit mjekėsor mė tė famshėm, Ibn Sina (Avicenna), ‘Al-Kanun’ (canon medicinae), u mėsua nė tė gjitha fakultetet e mjekėsisė kryesore evropiane. Nė vitin 1587 e.r. mbreti Henri III i Francės krijoi njė katedėr pėr gjuhėn arabe nė kolegjin Royal pėr t’i dhenė shtysė studimit mjekėsor nė Francė. Ndikime tė ngjashme nė zhvillimin e metodave shkencore mund tė gjenden nė fushėn e matematikės, astronomisė, kimisė, arkitekturės, muzikės dhe teknikave industriale. Astronomi arab Al-Battani, (Albatenius 858-929) hodhi poshtė prerazi dogmėn e Ptolemeut tė heliocentrizmit, shumė kohė para se Koperniku tė publikonte librin e tij tė famshėm “De revolutionibus orbium coelestium” nė shekullin e 16-tė. Periudha romane e artit evropian i detyrohej mjaft arkitekturės islamike, veēanėrisht nė Spanjė. Pa hyrė nė detaje tė mėtejshme mund tė deklarojmė me tė drejtė se qytetėrimi islam – qė lulėzoi nė jug tė Evropės deri nė fund tė shekullit tė 12-tė dhe nė arritjet e tij e tejkaloi kontributin e mėparshėm tė perandorisė romake pėr zhvillimin e qytetėrimit – zgjoi Evropėn nga “gjumi dogmatik” nė mesjetė dhe si rrjedhim pėrgatiti njė rilindje evropiane tė hershme nė kuptimin e njė vizioni botėror jodogmatik, racional dhe tė gjerė.


Megjithatė nė nivelin politik, ky ndikim i pasur kulturor nga i cili qytetėrimi i krishterė nė Evropė pėrfitoi nė mėnyrė tė njėanshme –sepse nuk kishte asgjė tė vetėn pėr tė ofruar pėr tė zhvilluar qytetėrimin islamik nė atė kohė – shumė rrallė u ballafaqua me tolerancė dhe mungesė paragjykimesh. Karli i Madh (747-814 e.r.) kishte marrėdhėnie tė mira me Abasidėt nė Bagdat.


Harun Rashidi e respektonte atė si mbrojtėsin e tė krishterėve orientalė me disa tė drejta zyrtare mbi Jeruzalemin. Nė njė periudhė mė tė vonshme historike, perandori Frederiku II (1194-1250 e.r.), “Mbreti i Siēilisė dhe Jeruzalemit”, pavarėsisht nga pjesėmarrja e tij nė kryqėzata, tregoi njė ēiltėrsi tė vėrtetė ndaj qytetėrimit islam dhe ishte i etur pėr tė mėsuar nga dijetarėt myslimanė. Megjithatė duhet tė theksohet se interesi i dy sundimtarėve ishte drejtuar nga perandoria islame nė lindje, jo nė tokėn evropiane tė pėrqėndruar nė Kordova ku, pavarėsisht nga ndikimi i madh kulturor, nuk u gjet asnjėherė njė rivendosje politike e marrėdhėnieve.


Historia politike e marrėdhėnieve islame-tė krishtera nė Evropė dominohet nga lėvizja e kryqėzatave, qė filloi nė shekullin e 11, me anėn e tė cilave Papėt u munduan tė krijonin hegjemoninė e padiskutueshme tė Selisė sė Shenjtė (Vatikanit) veēanėrisht ndaj vendeve tė krishtera tė perėndimit. Shumė shpejt kryqėzatat u kthyen nė sipėrmarrje kolonizuese imperialiste, me anė tė tė cilave shtetet evropiane donin tė siguronin interesat e tyre jetike ekonomike dhe tregtare. Feja ishte thjesht njė pretekst pėr planet kolonizuese tė drejtuesve evropianė, jo vetėm ndaj myslimanėve nė Tokėn e Shenjtė (Palestinė) por edhe kundėr perandorisė sė krishterė bizantine, gjė qė u tregua mė qartė nga kryqėzata e katėrt, gjatė sė cilės doxhi i Venecias, Enriko Dandolo, pushtoi Konstantinopojėn e plaēkitur nė vitin 1204 e.r.. Ndėrsa ripushtimi islam ishte i suksesshėm nė marrjen e Jeruzalemit nga Salahudini, ripushtimi i krishterė, solli pėrfundimisht fundin e pranisė islame nė Evropė me rėnien e Granadės nė vitin 1492 e.r.. Megjithatė nė pjesėn lindore tė Evropės perandoria e re turke kishte pushtuar jo vetėm Konstantinopojėn, qendrėn e krishtėrimit lindor nė 1453 e.r., por i kishte zgjeruar pushtimet e saj gradualisht deri tek portat e Vienės nė vitin 1683 e.r.
Kjo histori e ndėrlikuar konfrontimesh mes tė krishterėve dhe myslimanėve nė perėndim, jug dhe nė lindje tė Evropės dhe nė Lindjen e Afėrme e ka bėrė praktikisht tė pamundur njė “dialog tė vėrtetė tė qytetėrimeve”, pavarėsisht nga ndikimi i madh i kulturės Islame nė zhvillimin e mendjes evropiane. Nė kontekstin e konfrontimeve politiko-ushtarake, feja shėrbeu si njė mjet ideologjik nga ana e tė krishterėve pėr tė mbrojtur interesat e drejtuesve evropianė, pėrfshirė drejtuesin e Selisė sė Shenjtė nė Romė. Kjo shpjegon historinė e keqkuptimeve tė paqėllimshme si dhe tė paramenduara qė shoqėron pėrplasjen islamike-tė krishterė nė Evropė gjatė shekujve.


Pėrplasja e hershme e qytetėrimeve qė nga mesjeta, ka krijuar njė trashėgimi konfrontimesh, mosbesimi dhe keqkuptimi deri nė ditėt e sotme. Stereotipet anti-islamike nė Evropė, herė pas here duke u bėrė virulente nėn njė grup tė ri politikash botėrore, janė pasqyrimi i kėsaj historie tė hershme antagoniste tė bashkėveprimit islamik-tė krishterė gjatė zgjerimit tė sundimit islam nė Evropė, qė nga shekulli i tetė dhe nga rezultati i ripushtimit tė krishterė dhe kryqėzatave. Brenda kėtij konteksti tė pėrplasjes sė dhunshme evropiane mė islamin, siē thotė Eduard Said, doktrina evropiane ‘e ktheu Islamin nė simbolin e vėrtetė tė njė tė huaji kundėr sė cilit u themelua gjithė qytetėrimi evropian qė nga mesjeta’ (1).


Me ardhjen e kolonizimit evropian, marrėdhėniet me Islamin morėn njė kthesė tjetėr drejt dominimit politik dhe ‘tutelės kulturore’ nga ana e Evropės. Politika e pushtetit evropian ka krijuar hartėn e Lindjes sė Mesme deri nė kohėt e sotme. Dominimi politik dhe ushtarak u plotėsua nga pretendimi i hegjemonisė ideologjike tė Evropės sė krishterė ndaj qytetėrimit arabo-islamik. Paragjykimet e hershme, tė ushqyera qė nga koha e kryqėzatave, kanė rilindur madje janė forcuar si mjete nė njė konfrontim qė ka qenė mjaft i lidhur me krijimin e njė eniteti tė ri politik nė Palestinė me ēmimin e pranisė islame historike veēanėrisht nė Jeruzalem.

2. Konceptet metafizike nė Islam dhe Krishtėrim dhe roli i tyre nė formimin e marrėdhėnieve mes dy komuniteteve nė Evropė


Pėr tė kuptuar karakterin zėvendėsues dhe natyrėn ideologjike tė shumė prej konfrontimeve tė pėrshkruara mė lart, ne duhet tė reflektojmė shkurtimisht nė ngjashmėritė e pamohueshme dogmatike-metafizike mes Islamit dhe krishtėrimit, qė mund tė jenė baza e njė dialogu tė shkolluar mes dy qytetėrimeve nė fushat teologjike, kulturore dhe politike.
ثshtė e zakonshme qė tė dyja qytetėrimet bazohen tek besimi nė njė Zot. Monoteizmi ėshtė thelbi i fesė sė tyre kundrejt universit. Koncepti i njėshmėrisė ėshtė mė i qartė dhe me abstragim mė tė lartė i shprehur nė Islam, ndėrsa koncepti i krishterė mund tė shihet sikur pėrmban relike tė politeizmit nė konceptimin e trinitetit tė Zotit. Koncepti i fesė islame pėr Zotin mund t’i ndihmojė tė krishterėt tė sqarojnė konceptimin e tyre tė monoteizmit dhe tė vlerėsojnė nė mėnyrė kritike elementet antropomorfė nė dogmėn e tyre tė trinitetit tė Zotit tė vetėm.(2) Pėr mė tepėr, tė dyja fetė kanė njė natyrė universale dhe si rrjedhim janė tė hapura pėr gjithė njerėzimin. Koncepti i tyre pėr Zotin nuk ėshtė ai i njė zoti fisnor, ai pėrjashton ēdo formė diskriminimi nė lidhje me anėtarėsimin nė komunitetin e besimtarėve. Ky universalitet i mesazhit tė tyre mund tė pėrbėje njė rivalitet mes dy feve, por nė tė njėjtėn kohė nėnvizon mungesėn e tyre tė paragjykimeve kundrejt gjitha besimeve tė njerėzimit. Njė faktor tjetėr lidhės nė fushėn e teologjisė ėshtė roli i shquar qė Islami i jep Jezusit ndėr tė gjithė profetėt. Besimet e krishtera nė lindjen virgjerore tė Maries dhe nė pamėkatshmėrinė e Jezusit pėrkrahen nga Islami. (Sidoqoftė ndryshimi kryesor mbetet tek konsiderimi i Jezusit si Biri i Zotit ose thjesht si profet megjithėse si mė fisniku i tyre). Konceptime tė ngjashme ekzistojnė nė tė dyja fetė nė lidhje mė ringjalljen dhe gjykimin pėrfundimtarė.


Megjithatė kėto ngjashmėri strukturore tė dogmės metafizike, nuk janė bėrė baza pėr njė dialog mes dy feve. Pėr krishtėrimin nė veēanti ndryshimet dogmatike kanė qenė mė tė rėndėsishme dhe emėrtimi i profetit Muhamed si “heretik” ka helmuar marrėdhėniet mes komuniteteve gjatė shekujve. Njė mungesė besimi si dhe njė mosbesim i thellė ka mbizotėruar mes dy komuniteteve, qė pjesėrisht mund tė shihen si rezultat i qindra vjetėve konfrontimi tė armatosur nė Evropė dhe nė Lindjen e Afėrme. Njė paragjykim armiqėsor kundėr Islamit karakterizon akoma metodat evropiane ndaj ēėshtjeve tė botės myslimane, dogma e tij fetare, rregullat shoqėrore, mėnyra e jetesės etj. Ashtu siē ka deklaruar me tė drejtė mendimtari pakistanez i lindur nė Austri, Muhammad Asad, Evropa i ka njėjtėsuar kėrcėnimet ushtarake dhe politike tė kohės, veēanėrisht kėrcenimin e perandorisė osmane, me Islamin si tė tillė, domethėnė me mesazhin fetar tė profetit.(3)


Njė pengesė tjetėr e kuptimit dhe dialogut tė vėrtetė pėrbėhet nga fakti se pėr njė kohė tė gjatė studimi pėr Islamin ishte nė duart e misionarėve tė krishterė tė cilėt e trajtuan kėtė ēėshtje nė njė mėnyrė apologjike dhe shumė polemizuese. Kjo krijoi njė imazh tė ndryshuar tė Islamit nė aspektet fetare, morale dhe sociale. Njė pozicion i tillė doktrinar, ka pasur njė ndikim shumė negativ nė pėrceptimin evropian tė Islamit deri nė ditėt e sotme. Ajo qė sot njihet si orientalizėm, i ka rrėnjėt nė kėtė metodė apologjike tė krishterė qė e vendos doktrinėn e krishterė nė njė pozicion superioriteti ndaj “herezisė” sė pretenduar islamike. Ashtu siē ėshtė thėnė me tė drejtė nga Eduard Said “Orientalizmi pėr strategjinė e tij varet nė njė superioritet pozicional, qė e vendos perėndimorin nė njė sėrė marrėdhėniesh tė mundshme me lindjen pa ia hequr atij epėrsinė relative” (4). Kjo lloj metode ėshtė njė nga pengesat kryesore tė njė mirėkuptimi mes myslimanėve dhe tė krishterėve aktualisht.


Kjo metodė nuk analizon aspak stereotipet ekzistuese si njė trashėgimi e konfrontimeve tė hershme, pėrkundrazi, ajo forcon kėto stereotipe nė strukturėn e re tė “pėrplasjes sė qytetėrimeve” sipas tė cilės Islami pėrshkruhet si njė kėrcėnim pėr sigurinė e Evropės dhe pėr ruajtjen e mėnyrės liberale tė jetesės si dhe sistemit tė vlerave. Orientalizmi, shpallja e “Studimeve Islamike”, ėshtė nė shumė aspekte pjesė e njė ‘kryqėzatė’ tė re nėn kushtet evrocentrike tė shekullit tė 20-tė.


Njė nga stereotipet qė ka ndikuar nė marrėdhėniet islamike-tė krishtera qė nga koha e kryqėzatave dhe luftrave me perandorinė osmane ka qenė steretipi i natyrės armiqėsore tė Islamit nė mesazhin e tij fetar dhe politik. Ky stereotip vėrtitet rreth interpretimit tė krishterė tė termit xhihad dhe mund tė shėrbejė si shembull i punės qė duhet tė bėhet pėr t’u pėrgatitur pėr njė pėrfaqėsim dhe interpretim tė ekuilibruar dhe tė drejtė tė mesazhit islam nė Evropė. Dijetarėt e krishterė mėsonin se Islami justifikon nė pėrgjithėsi dhe hapur luftėn kundėr jobesimtarėve, domethėnė ndaj vetė tė krishterėve. Disa fjali tė Kuranit merreshin dhe akoma merren jashtė kontekstit me qėllim pėr tė “vėrtetuar” njė natyrė agresive tė Islamit. Pėr kėtė qėllim pėrdorin shpesh suren VIII, 39. Dispozitat e qarta tė sures XXII, 39 nuk merren parasysh me qėllim. Nė kėtė sure thuhet se forca ėshtė e lejuar vetėm nė rast vetėmbrojtjeje (“Atyre qė po sulmohen me luftė u ėshtė dhėnė leje tė luftojnė pėr shkak se u ėshtė bėrė e padrejtė…”),(5) dhe nė suren II, 190 ku ky parim shprehet mė saktėsisht.
(“Dhe luftoni nė rrugėn e Allahut kundėr atyre qė ju sulmojnė e mos e teproni se Allahu nuk i do ata qė e teprojnė”). Keqinterpretimi i pėrdorimit tė forcės nė mėsimet e Kuranit ėshtė njė shembull kryesor i keqkuptimit islamik-tė krishterė, qė ka krijuar njė atmosferė mosbesimi tė thellė duke e rritur perceptimin e gabuar tė Islamit si njė kėrcėnim pėr qytetėrimin e krishterė nė Evropė dhe duke mohuar tė drejtėn e tij tė ekzistencės. I lidhur me kėtė paragjykim tė natyrės “armiqėsore” tė Islamit ėshtė njė stereotip tjetėr, sipas tė cilit Islami nuk e pranon lirinė fetare dhe si rrjedhim ėshtė i papajtueshėm me pikėpamjen botėrore liberale tė Evropės sė laicizuar, qė megjithatė e pėrcakton identitetin e saj nė bazė tė historisė sė saj tė krishtėrimit. Shumė orientalistė dhe ekspertė tė Islamit duket se nuk e marrin parasysh me qėllim formulimin e qartė nė suren II, 256.


(“Nuk ka dhunė nė fe”.) Si rrjedhim xhihadi kurrsesi nuk mund tė pėrdoret pėr tė vėrtetuar njė natyrė armiqėsore apo agresive tė Islamit ndaj Krishtėrimit. Edhe nė kohėt e sotme stereotipe tė kėtij lloji propagandohen nė leksionet akademike dhe me anė tė teksteve shkollore. Shtrembėrimi i qėllimshėm, mosshpjegimi i fjalive shtesė dhe veēimi i disa formulimeve nga konteksti i tyre nė Kuran tregojnė nevojėn e njė metode tė re hermeneutike nė dialogun mes myslimanėve dhe tė krishterėve nė Evropė. Pjesėmarrėsit nė simpoziumin “Koncepti i monoteizmit nė Islam dhe Krishtėrim” (i zhvilluar nė Romė nė vitin 1981) theksoi nevojėn urgjentė pėr t’i korrigjuar kėto stereotipe: “…njė nga pengesat kryesore pėr njė mirėkuptim dhe bashkėpunim kuptimplotė mes Islamit dhe Krishtėrimit ėshtė ekzistenca e vazhdueshme e stereotipeve tė rreme nė tekstet shkollore. Nevojitet krijimi i njė programi konkret veprimi pėr tė shqyrtuar dhe korrigjuar tė gjitha tekstet shkollore nė kėtė pikė, nė mėnyrė qė tė krishterėt qė nė njė moshė tė re tė mėsojnė nga kultura e vėrtetė e Islamit dhe shkallėn e afėrsisė dhė ngjashmėrisė me Krishtėrimin.”(6)

3. Gjendja aktuale dhe perspektiva e ardhshme e marrėdhėnieve islamike-tė krishtera nė Evropė


ثshtė e qartė qė edhe nė situatėn aktuale nė Evropa njė grup i caktuar interesash mbėshtet kėto steretipe tė vjetra. Qė nga fundi i komunizmit dhe zhdukja e modelit shok-armik, Islami ka funksionuar si zėvendėsues i stereotipit tė mėparshėm armiqėsor, me anėn e tė cilit perėndimi mundohet tė shpallė ideologjikisht hegjemoninė e tij mbarėbotėrore. Marrėdhėniet islamike-tė krishtera nė Evropė ndikohen nga ky grup i ri ndėrkombėtar, ku Islami pėrshkruhet si njė kėrcėnim ndaj identitetit dhe sigurisė evropiane. Teza e Samuel Huntingtonit e “pėrplasjes sė qytetėrimeve” (7) shėrben si njė justifikim pėr zgjatjen e stereotipeve historike tė pėrshkruara mė parė. Ekzistenca e komuniteteve tė konsiderueshme islame, kryesisht punėtorė emigrantė, nė Evropė ka ēuar nė reagime armiqėsore nė rritje. Kėto komunitete pėrshkruhėn shpesh si kėrcėnim ndaj kohezionit social dhe kulturor tė Evropės. Nė kėto rrethana ėshtė mjaft e vėshtirė ruajtja e njė klime dialogu dhe bashkėpunimi nė njė kohė kur levizjet politike nė Evropė pėrdorin me qėllim dhe madje nxisin paragjykimet tradicionale antiislamike. Klima po pėrgatitet pėr njė lloj “lufte kulturore”, siē mund tė shihet nė lidhje me ēėshtjen e Selman Rushdiut ose me fushatėn e vitit tė kaluar kundėr ekspertes sė njohur gjemane pėr qytetėrimin islam, Annemarie Schimmel, e cila u nėnvlerėsua pėr shkak tė pėrpjekjeve tė saj tė gjata pėr tė pėrēuar njė Islam objektiv dhe tė ekuilibruar nė Evropė.


Media ka luajtur njė rol shumė negativ dhe pengues duke qenė nėn ndikimin e palėve tė jashtme me interesa tė veēanta. Ndikimi i industrisė amerikane tė filmit nė Evropė ka shtuar formimin e njė stereotipi armiqėsor nė dėm tė Islamit dhe komuniteteve myslimane nė kontinentin tonė.


Lidhjet islamike-tė krishtera nė Evropė nė grupin historik aktual pėrcaktohen kryesisht nga fati i myslimanėve nė Bosnje-Hercegovinė. Mosbesimi i thellė historik i kėtij komuniteti mysliman nė Evropė ishte pa dyshim njė nga arsyet e pasivitetit tė plotė tė Evropės nė njė fazė kritike menjėherė pas rėnies sė Federatės Jugosllave. Pasiviteti i Evropės ndaj akteve tė genocidit nė Bosnje ka ndikuar rėndė nė marrėdhėniet mes myslimanėve dhe tė krishterėve jo vetėm nė kėtė kontinent, por nė shkallė tė pėrgjithshme globale. Ky pasivitet mund tė shpjegohet vetėm nga trashėgimia e konfrontimeve tė hershme islamike-tė krishtera tė cilat i kemi pėrshkruar mė lart. Ky ėshtė njė shembull i trishtueshėm qė tregon sa pak ndikim ka pasur nė kėtė situatė afėrsia teologjike dhe filozofike e dy feve dhe qytetėrimeve.

 
Aktualisht njė faktor tjetėr i rėndėsishėm i marrėdhėnieve islamike-tė krishtera ėshtė konflikti arabo-izraelit dhe polemika pėr statusin e Jeruzalemit. Njė mirėkuptim dhe bashkėpunim mes tė krishterėve dhe myslimanėve nuk ėshtė nė interes tė njė pale tė tretė, tė shtetit hebre nė Palestinė dhe tė mbėshtetėsve tė saj nė Evropė e gjetiu (8). Nga ana tjetėr, pushtimi i Jeruzalemit nga Izraeli nuk ėshtė i pranueshėm si nga myslimanėt dhe nga tė krishterėt. Nė fakt ēėshtja e Jeruzalemit ofron njė mundėsi pėr veprim tė pėrbashkėt mes dy komuniteteve tė besimit.


Megjithatė, nė pėrgjithėsi marrėdhėniet mes myslimanėve dhe tė krishterėve nė Evropė nė fund tė mijėvjeēarit, janė nė njė fazė kritike ashtu siē e tregojnė kushtet e vėshtira tė komuniteteve mėrgimtare myslimane nė Evropė dhe trajtimi i krizės boshnjake nga shtetet evropiane. Trashėgimia e ripushtimit dhe kryqėzatat mund tė ndihen akoma veēanėrisht qė nga fundi i konfliktit lindje-perėndim, qė largoi nė mėnyrė efektive njė stereotip armiqėsor qė kishte pėrvetėsuar ose errėsuar pėr rreth gjysėm shekulli armiqėsi tė tjera historike.
Gjendja aktuale e marrėdhėnieve islamike-tė krishtera nė Evropė karakterizohet nga skema tė reja konfrontimi, qė ushqehen nga paragjykimet e ruajtura nga shekujt e mėparshėm. Edhe anėtarėt e elitės intelektuale tė Evropės kanė filluar njė ‘kultivim’ tė tillė tė stereotipit armiqėsor islamik, siē mund tė kuptohet nga deklaratat e tyre pėr ēėshtjen e Selman Rushdiut ose nga trajtimi i dijetarėve tė krishterė si Annemarie Schimmel, tė cilėt paraqesin njė imazh tė ekuilibruar tė Islamit. Duket sikur Evropa nė grupimin aktual, me vakumin ideologjik tė krijuar nga rėnia e bllokut sovjetik, nuk ėshtė akoma gati tė largojė stereotipet e vjetra. Metoda apologjetike e teologjisė sė krishterė tė hershėme ndaj Islamit, ku Islami konsiderohej si njė version i keqdrejtuar i Krishtėrimit: Arabia haeresium ferax, po mbijeton nė formėn e saj tė laicizuar nė njė Evropė tė laicizuar: qytetėrimi islam shihet thjesht nga pikėpamja e sistemit tonė tė vlerave evropiane. Zhvillimet e fundit politike nė Lindjen e Mesme dhe Afrikėn e Veriut dhe lėvizja e rigjallėrimit islam nė kėto rajone shihen si kėrcėnim pėr interesat jetėsore evropiane. Komunitetet mėrgimtare myslimane nė Evropė konsiderohen si aleatė potencialė tė kėsaj levizjeje tė re, qė si rrjedhim shihen si kėrcėnim ndaj identitetit kulturor evropian. Nė kėtė kontekst tė veēantė ‘ka njė konsensus pėr Islamin si njė lloj kurbani—pėr gjithēka qė nuk na pėlqen pėr strukturat e reja politike, sociale dhe ekonomike tė botės’. (Eduard Said) (9)


Marrrėdhėniet nė tė ardhmen mes myslimanėve dhe tė krishterėve nė Evropė duhet t’i pėrcaktojmė kundėr kėsaj tė kaluare. Duke pasur parasysh tensionet e reja, direktiva nuk duhet tė jetė modeli i Huntingtonit “pėrplasje qytėtėrimesh”. Siē e kemi parė nga fjalimet e fundit politike kjo teori u shėrben kryesisht atyre qė mundohen tė justifikojnė njė skemė tė re dominuese ndaj Islamit nė lidhje me konfliktet nė Lindjen e Mesme, veēanėrisht konflikti arabo-izraelit. Perspektivat e ardhshme duhet tė bazohen nė idenė e dialogut mes qytetėrimeve nė bazė tė barazisė mes partnerėve nė njė sipėrmarrje tė tillė. Dogmat e vjetra evrocentrike te orientalizmit dhe ideologjisė sė superioritetit duhet tė hiqen efektivisht. Sipas kėndvėshtrimit tonė, njė dialog i sinqertė mund tė bazohet nė ngjashmėrinė strukturore tė mesazhit monoteist tė krishtėrimit dhe islamit. Kjo kėrkon braktisjen e metodės sė mėparshme tė misionarėve. Prania e komuniteteve myslimane nė Evropė, populli mysliman nė Bosnje dhe komunitetet e myslimanėve nė shtete tė ndryshme evropiane, nuk duhet tė shihen si kėrcėnim, por si njė mundėsi pėr tė ndėrtuar ura mirėkuptimi mes Islamit dhe pėrėndimit. Realiteti i njė shoqėrie multikulturore nė Evropė duhet tė pranohet nėse duam ta ndalojmė largimin mes dy besimeve dhe komuniteteve brenda dhe jashtė Evropės. Nė kėtė kontekst, duhet tė mos pėrdoret mė termi ‘fondamentalizėm’. Ky term ėshtė pėrdorur shpesh pėr tė zhvlerėsuar lėvizjen e rigjallėrimit islamik si njė i tėrė. Ky term duhet tė zėvendėsohet nga njė tjetėr mė i skatė, pėr tė pėrshkruar siē duhet fenomenet e fanatizmit fetar nė tė gjitha fetė.


Zhvillimi i konfliktit pėr sovranitetin nė Palestinė dhe Jeruzalem do tė ketė njė ndikim tė konsiderueshėm nė marrėdhėniet e ardhshme mes myslimanėve dhe tė krishterėve nė Evropė. Vetėm nėse pozicioni evropian do tė njihet si i drejtė dhe i ekuilibruar, dhe jo i drejtuar kundėr tė drejtave islame bazė nė Jeruzalem ose nė mbėshtetje tė forcės pushtuese nė Palestinė, do tė shkojė pėrpara mirėkuptimi mes myslimanėve dhe tė krishterėve. Ky mosbesim i rrėnjosur nė praninė koloniale tė mėparshme tė Evropės nė rajon, duhet tė hiqet nga njė politikė e drejtė duke pasur parasysh tė drejtat islame nė Lindjen e Mesme.


Me kėtė vlerėsim tė perspektivave tė ardhshme duhet tė theksojmė njė mosbarazi tė caktuar kulturore, qė mund tė pėrbėjė njė pengesė serioze pėr dialogun dhe mirėkuptimin e ndėrsjellė: nė fakt Evropa e laicizuar e ka humbur vetėdijen fetare (tė krishterė), disa mund tė thonė identitetin e saj tė krishterė, ndėrsa bota myslimane tani pėrjeton njė rilindje tė kėsaj vetėdije/dijenije. Tė dyja komunitetet e shohin njėri-tjetrin nė bazė tė njė strukture tė ndryshme hermeneutike, sistemesh vlerash tė ndryshme dhe supozimesh antropologjike.
Do tė jetė e njė rėndėsie mjaft tė madhe qė tė dyja palėt, myslimanėt dhe tė krishterėt, tė mos lejojnė palė tė treta qė tė ndėrhyjnė nė lidhjet e tyre nė Evropė. Dialogjet e ardhshme duhet tė jenė tė drejtpėrdrejta dhe nuk duhet tė pėrcaktohen apo ndikohen nga interesat gjeopolitikė tė palėve tė jashtme. E ardhmja e marrėdhėnieve mes myslimanėve dhe tė krishterėve nuk duhet tė errėsohet nga njė ringjallje e shpirtit tė kryqėzatave, por duhet tė drejtohet nga njė vetėdije e ndėrsjellė e tė vėrtetave bazė teologjike dhe vlerave morale qė kėto dy qytetėrime kanė tė pėrbashkėta. Ngjashmėria strukturore e mesazhit shpirtėror tė dy feve, mund tė shėrbejė si bazė pėr njė mirėkuptim mė tė mirė politik, shoqėror dhe kulturor.

Referenca


1- Orientalism. Reprint ed., New York: Vintage Books, 1979, p. 70.
2- Nė lidhje me ēėshtjen e monoteizmit shih Hans Koechler (ed.), The Concept of Monotheism in Islam and Christianity. Vienna: International Progress Organization/Braumüller, 1982.
3- Cf. Muhammad Asad and Hans Zbinden (eds.), Islam und Abendland. Begegnung zweier Welten. Olten/Freiburg i.Br.: Walter-Verlag, 1960, p. 193
4- Orientalism, p. 7.
5- Teksti nė anglisht marrė nga pėrkthimi i Marmaduke Pickthall, The Meaning of the Glorious Qur'ān. Text and Explanatory Translation. Beirut: Dar al-Kitab Allubnani, 1971.
6- The Concept of Monotheism in Islam and Christianity, p. 133.
7- "The Clash of Civilizations?," in Foreign Affairs, vol. 72, no. 3, pp. 22-46. shih gjithashtu edhe librin e tij The Clash of Civilizations and the Remaking of World Order. New York: Simon & Schuster, 1996. Termi fillimisht ėshtė artikuluar nga orientalisti Bernard Lewis. See "The Roots of Muslim Rage," in The Atlantic Monthly, vol. 266, September 1990, p. 60.
8- Shih gjithashtu edhe analizėn e Edward Said-it nė tė cilin ai thekson "roli e Izraelit nė mediatizimin nė Perėndim…tė tė parit tė botės Islame deri nė luftėn e dytė botėrore" (Covering Islam. How the Media and the Experts Determine How We See the Rest of the World. London/Henley: Routledge & Kegan Paul, 1981, p. 31.)
9- Covering Islam, p. XV.